LAJMI I FUNDIT:

Palltot moderne të cilat do të rrëmbejnë vëmendjen tuaj në rrugë

Palltot moderne të cilat do të rrëmbejnë vëmendjen tuaj në rrugë

Palltot e gjata të cilat shkojnë deri te thembrat, janë me dizajnë të fuqishëm, me ngjyra dhe detaje në formë të qëndismave efektive dhe me ndonjë perishane…

Po ju paraqesim palltot luksoze, të cilat aktualisht po i veshin femrat e Parisit dhe të Nju-Jorkut, transmeton Telegrafi.

Palltoja e këtillë gjithmonë duket elegante, por nëse është edhe e qepur me detaje zbukuruese, jini të sigurta që do të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve.

Përparësia e palltove të gjata është ajo që kombinohen shkëlqyeshëm me xhinse, pantallona me këmbë të gjera, por edhe me fustane të gjata, kështu që shpejt do të vëreni të gjitha përparësitë e saj.

/Telegrafi/