LAJMI I FUNDIT:

Pallati presidencial në Turqi do të mbrohet me sisteme antiraketore

Pallati presidencial në Turqi do të mbrohet me sisteme antiraketore

Sistemet për mbrojtje antiraketore do ta sigurojnë pallatin presidencial në Ankara, i cili në tentimin për grusht shtet më 15 korrik ishte cak i aeroplanëve dhe helikopterëve të pjesëmarrësve në grusht shtet, deklaroi zëdhënësi i presidentit, Ibrahim Kalin.

Ai theksoi se janë ndërmarrë masa kundër sulmit ajror jo vetëm mbi pallatin, por edhe mbi ndërtesat e Këshillit ministror dhe të Parlamentit.


Kalin theksoi se pallati i presidentit Recep Tayyip Erdogan është vend mjaft i sigurt, por shtoi se “janë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme me aeroplanë dhe helikopterë”.