Pal Lekaj: BE-së i kërkojmë liberalizim për Kosovën ose shkarkim të Qeverisë!

Pas zyrtarizimit të vendimit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj“BE-së i kërkojmë liberalizim për Kosovën ose shkarkim të Qeverisë! Bashkimi Evropian ka zyrtarizuar liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, por jo edhe për Kosovën. Një tjetër lajm i keq për qytetarët e Kosovës. Ende ma e keqe është edhe fakti se po këtyre ditëve, para syve të Brukselit, lejohen të ngrihen mure që veç sa e trashin ndarjen dhe izolimin e Kosovës. Pse duhet që BE-ja për interesa krejt irrelevant, të një kastë qeveritarësh të korruptuar e të mbërthyer vetëm rreth pushtetit të vet, të vazhdojnë getoizimin e qytetarëve tanë. BE-ja duhet të insistojë që Kosova ta ketë një qeveri të interesit qytetarë e jo vetëm sa për dialogun me Serbinë. Morën rreth 50 milionë banorë liri të lëvizjes, e nuk po arrini që t'ua pranoni 1,8 milionë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë. Deri kur kështu?”, ka shkruar Lekaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/



















































