LAJMI I FUNDIT:

Rreth 750 mijë qytetarë kanë përfituar mbështetje nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

Rreth 750 mijë qytetarë kanë përfituar mbështetje nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

Lëvizja Vetëvendosje njofton se nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike kundër pandemisë COVID-19 kanë përfituar 748 mijë qytetarë.

Sipas LVV-së, vetëm nga masa për mbështetje sociale kanë përfituar rreth 477 mijë persona.


“Nga Pako e Ringjalljes Ekonomike kanë përfituar deri sot 748 mijë qytetarë. Vetëm nga masa për mbështetje sociale deri sot kanë përfituar 476,903 qytetarë. Afër 3 mijë qytetarë përfitues nga mbështetja pas humbjes së kryefamiljarit nga COVID-19. Afër 300 mijë përfitues nga mbështetja për pensionet. Mbi 25 mijë përfitues nga mbështetja për familjet me asistencë sociale”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ata theksojnë se gati 150 mijë përfitues janë nga pagesat për shtesat e fëmijëve.

“Mbi 13 mijë përfituese nga pagesat për shtesat e lehonave. Gati 150 mijë përfitues nga pagesat për shtesat e fëmijëve. Afër 6 mijë përfitues nga mbështetja për likuiditetin familjar. Shtesë kësaj, mbi 10 mijë familje me asistencë sociale që kanë përfituar kupona ushqimor. 13 organizata përfituese për mbështetjen e kuzhinave popullore”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/