LAJMI I FUNDIT:

Pakoja e dyshimtë që alarmoi qytetarët në Elbasan, alarm i rremë

Pakoja e dyshimtë që alarmoi qytetarët në Elbasan, alarm i rremë

Pakoja e dyshimtë që alarmoi sot qytetarët e Elbasanit ishte një mjet elektronik.

Forcat e deminimit kanë konfirmuar se nuk kemi të bëjmë me lëndë plasëse.


Prej disa orësh, zona pranë bulevardit të qytetit u rrethua dhe u evakuuar banorët. Nga koshi, dëgjohet një zhurmë pulsuese, çka ka ngritur dyshimet se mund të ishte material shpërthyes.

Me mbërritjen e forcave xheniere, pakoja u ekzaminua dhe më pas u konfirmua se ishte thjesht një mjet elektronik, i hedhur në koshin e mbeturinave. /Tch/