LAJMI I FUNDIT:

Më pak zjarre shpërthyen në Kumanovë në vitin 2016

Më pak zjarre shpërthyen në Kumanovë në vitin 2016
Foto: Ilustrim

Vitin e kaluar në Kumanovë janë regjistruar 405 ndërhyrje të Njësisë territoriale zjarrfikëse (NJTZ), që paraqet një ulje të ndjeshme të rasteve krahasuar me vitin 2015, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në 94 raste është ndërhyrë për të shuar zjarre në objekte, në 27 raste është ndërhyrë për të shuar zjarre në vetura dhe automjete transportuese motorike, kurse në 59 raste tjera është ndërhyrë në shuarje të zjarreve në depo, hedhurina dhe barishte.


Vitin e kaluar, NJTZ-ja pati edhe 25 ndërhyrje në aksidente komunikacioni, tërheqje uji, sanime të ndryshme./Telegrafi/