Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e Re” se më pak se 1 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë sigurime jetësore. Sipas tij, qytetarët e Kosovës shpenzojnë vetëm 44 euro në vit për sigurime, që përbën vlerën më të ulët në rajon.
Mazreku ka theksuar se industria e sigurimeve përballet me mjaft sfida, duke filluar nga legjislacioni tatimor.
“Sipas raportit vjetor të BQK-së, industria e sigurimeve merr pjesë me vetëm 3 për qind në vlerën e aseteve të sektorit financiar. Sektori bankar dhe fondi pensional janë të mëdhenj, prandaj me automatizëm e bën industrinë e sigurimeve të ketë pjesëmarrje të vogël në strukturën e aseteve. Tregu i sigurimeve është shumë i vogël, primi i shkruar vjetor (pra të hyrat, jo profiti) janë 84 milionë euro dhe në kuptim të penetrimit (Primi i shkruar/GDP e vendit) dhe densitetit (Primi i shkruar për kokë banori) janë më të voglat në rajon (përjashto këtu Shqipërinë). Një ndër arsyet për shifra të tilla të ulëta është sistemi tatimor në Kosovë, i cili i ngarkon kontratat e sigurimit me 24.35 për qind taksa. Një politikë e tillë tatimore nuk haset në asnjë vend të rajonit e mos të flasim për vendet e BE- së”.
“Në asnjë vend kompanitë e sigurimit nuk tatohen me shkallë prej pesë përlindësh në të hyra, por tatohen në profit real. Kurse sa i përket TVSh-së, sigurimet janë të liruara nga TVSh-ja si në rajon ashtu edhe në BE. Këto taksa paraqesin mjaft ngarkesë për penetrimin e tregu, pasi është ngarkesë e konsiderueshme për blerësin. Tutje, numri mjaft i madh i kompanive të sigurimit, në një treg kaq të vogël ka ndikuar që çmimet e sigurimit të jenë shumë të ulëta, gjë që pengon akumulimin e aseteve. Gjithashtu, si pasojë e rregullatives ligjore për sistemin Bonus Malus të aprovuar nga BQK-ja, primi i sigurimit në klasën më të madhe të sigurimeve zvogëlohet për çdo vit. Veç të tjerash, kjo mendoj se ka të bëjë edhe me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në vend, me mirëqenien sociale, me fuqinë blerëse të qytetarëve”, tha Mazreku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia