LAJMI I FUNDIT:

Pak para seancës, ambasadori amerikan zhvilloi takim me Osmanin

Pak para seancës, ambasadori amerikan zhvilloi takim me Osmanin

Në prag të seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, në Kuvendin e Kosovës ka qëndruar ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Ai tridhjetë minuta para se të fillojë seanca u pa duke dalë nga objekti i legjislativit.


Ende nuk dihet se me kënd është takuar, mirëpo KosovaPress mëson se ai ka zhvilluar një takim me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

Dje, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett tha se është “i kënaqur” që Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën seancë për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

“I kënaqur të shoh kuvendin që ka vendosur të mbajë seancë nesër lidhur me mocionin e mosbesimit. Siç i thash edhe sot kryeministrit (v.j. Albin Kurti), është e rëndësishme që kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Twitter.

Me inicimin e mocionit të mosbesimt të LDK-së përkrahur nga partitë opozitare sot pritet të rrëzohet Qeveria Kurti.