Pajisjet shtëpiake që nuk kanë të ngjashme: Pse dhe ju duhet të përqafoni filozofinë e Bespoke
Vizioni i ekosistemit “Bespoke Life” për stilin e jetës së përdoruesve, përmes qëndrueshmërisë, lidhjes dhe dizajnit pasurohet nga viti në vit dhe ky ekosistem mishëron angazhimin e Samsung për t’i bërë shtëpitë dhe të ardhmen tonë më të qëndrueshme duke riafirmuar pajisjet në të cilat mbështetemi çdo ditë.
Produktet e ekosistemit Bespoke dhe zgjidhjet më të fundit të kompanisë Samsung, fuqizojnë këdo që të shijojë një mënyrë jetese më të ndërgjegjshme për mjedisin, të lidhur dhe me stil. Koncepti Bespoke Life i Samsung lindi nga besimi se pajisjet shtëpiake janë çelësi për të krijuar një të nesërme më të qëndrueshme.
Për të inkurajuar qëndrueshmërinë gjatë fazës së përdorimit të produktit, Samsung vazhdon të zgjerojë shërbimet që e bëjnë edhe më të lehtë kursimin e energjisë në pajisje si frigoriferë, lavatriçe, tharëse, fshesë me korrent, furrë etj. Kjo sigurisht nuk është vetëm në të mirë të planetit, por edhe të konsumatorit, që shpenzon më pak dhe harxhon më pak kohë. Të bësh pjesë “Bespoke” në jetën e dikujt, do të thotë të optimizosh pajisjet në mënyra që të thjeshtojnë dhe fuqizojnë rutinën tënde.
Duke forcuar lidhjen me të gjithë linjën dhe duke zgjeruar AI në më shumë kategori produktesh, Samsung po hap rrugën për një epokë të re të shtëpive të hiper-konektuara. Duke kombinuar përmirësimet më të fundit të Samsung SmartThings dhe teknologjinë AI, produktet Bespoke ofrojnë një përvojë të automatizuar pa probleme në shtëpi – një përvojë në të cilën pajisjet mësojnë modelet e përdorimit të përdoruesve dhe ofrojnë automatizime të personalizuara bazuar në konfigurimin dhe stilin e jetës së tyre inteligjente.
Por le të shohim vetëm disa nga pajisjet e ekosistemit Bespoke që do j’ua bëjnë jetën më të lehtë.
Larja e rrobave, tharja e tyre mund të jetë stres më vete, kur kemi fëmijë të vegjël, apo jemi në punë që çdo ditë na kërkohet të jemi të veshur me këmisha apo veshje zyrtare. Të gjitha këto sfida do kalohen me sukses nga lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung.
Lavatriçja e re Bespoke AI™ e Samsung ofron larje efektive dhe inteligjente me teknologjinë Ecobubble™ e cila mundëson larje në temperatura të ulëta e pastrim të plotë, ndërsa zgjidhja AI llogarit dhe përdor në mënyrë inteligjente sasinë e duhur të ujit dhe detergjentit për të mbrojtur rrobat dhe planetin.
Kapaciteti deri në 11 kg në një kabinet standard prej 600 mm do ju lejojë të lani më shumë rroba. Një bashkëpunëtor i mirë i lavatriçes është gjithashtu tharësja Samsung që eliminon të gjitha papastërtitë dhe bakteret. Cikli i higjienizimit me pastrimin me avull përmirëson cilësinë e pastrimit të rrobave dhe eleminon 99.9% të baktereve dhe alergjentëve.
Ndonjëherë procesi i të pastruarit shtëpinë cep më cep është i lodhshëm dhe i komplikuar, por falë fshesës me korrent BESPOKE Jet, gjithçka është më e lehtë. BESPOKE Jet™ ka fituar Çmime inovacioni në CES për novacionet e saj, duke përfshirë një sistem automatik për zbrazjen e pluhurit të integruar me stacionin e saj të baterisë të quajtur All-in-one Clean Station™. All-in-one Clean Station™ përdor teknologjinë “Air Pulse”, e cila gjeneron një lëvizje si rrahje zemre për të shkundur pluhurin me ajër pulsues, ndërkohë që karikon baterinë.
Gjithashtu, kjo pajisje kap 99,999% të pluhurit të imët dhe një qese pluhuri antibakteriale parandalon 99,9% të rritjes bakteriale. Fshesa me korent Samsung Bespoke Jet™ pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve. Fshesa me vakuum e karikueshme pa kordon, vjen me një shumëllojshmëri furçash dhe kokash dhe është sa e fuqishme edhe me stil. Dizajni me peshë të lehtë, ua bën më të lehtë menaxhimin e pajisjes dhe pastrimin e shtëpisë.
Samsung është siguruar që me linjën e tij të frigoriferëve Bespoke të mund të ruani të gjitha ëmbëlsirat dhe gatimet e shijshme në mënyrën më të mirë të mundshme, pa rrezikuar prishjen e tyre, apo humbjen e vlerave ushqyese. Falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, me Samsung Bespoke ju nuk cënoni as funksionalitetin që është shumë i rëndësishëm sidomos në kuzhinë. Frigoriferët Bespoke do ta bëjnë më të lehtë përgatitjen e vakteve dhe ushqimi juaj do të qëndrojë i freskët falë sistemit All Around Cooling që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme.
Ai kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Për më tepër, teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e akullit. Për ta bërë më të lehtë organizimin e ushqimit tuaj, ky frigorifer ka sirtarë fleksibël me të cilët mund të rregulloni hapësirën e brendshme sipas dëshirës tuaj.
Për të gjithë ata që gatimin e kanë detyrën e tyre të fundit të preferuar, gjigandi i elektroshtëpiakeve e jo vetëm, SAMSUNG, ka menduar për ju. Furra me sistemin Dual Cook Steam dhe Dual Cook Flex është furra që jo vetëm do j’ua lehtësojë një nga detyrat e përditshme, siç është gatimi, por do e kthejë këtë në një proces argëtimi. Gatimi do të jetë më i thjeshtë dhe rezultatet gjithnjë profesionale falë inteligjencën artificiale (AI) të AI Pro Cooking.
Me këtë furrë mund të gatuani receta të ndryshme me më shumë fleksibilitet dhe efikasitet. Zonat e sipërme dhe të poshtme të Dual Cook Flex përdoren në mënyrë të pavarur, duke lejuar të bëni dy vakte të ndryshme në të njëjtën kohë.E nëse i druheni faktit rrëmujës dhe papastërtisë, sistemi i pastrimit pirolitik e katalitik, do bëjnë punën më të madhe.
Linja katalitike në pjesën e pasme të brendësisë së furrës thith yndyrën nga spërkatjet dhe pikimet gjatë gatimit. Kështu që pastrohet vetë pa ndonjë mundim ose produkt pastrimi të kushtueshëm. Një sistem pastrimi pirolitik ngroh brendësinë e furrës në mënyrë që të djegë çdo yndyrë dhe mbetje të mbetur nga gatimi. Çdo vend mbetet plotësisht i pastër, me vetëm pak hi për t’u fshirë.
Për më shumë informacioneve rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni link-un.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?
Më herët kishin thënë se nuk do ta përdorin inteligjencën artificiale për zhvillimin e armëve, Google heq dorë nga ky premtim
Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?
Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
Zuckerberg optimist pas rikthimit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin