LAJMI I FUNDIT:

Pajisja “moderne” për pjekjen e flisë, shpikja e djaloshit nga Gjilani (Video)

Pajisja “moderne” për pjekjen e flisë, shpikja e djaloshit nga Gjilani (Video)

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një djalë, i cili tregon se ka paraqitur një pajisje me anë të së cilës do të mund të ishte më e lehtë përgatitja, gjegjësisht pjekja e ushqimit tradicional, flisë.

Në përshkrimin e videos së publikuar në Facebook, përcjell Telegrafi, Driton Jashari, nga Gjilani ka thënë se këtë pajisje e ka ndërtuar para rreth dy vitesh, por tash ka vendosur që tua tregojë të tjerëve.

“Deshta ta ndaj me ju këtë video ku mund ta shihni një mekanizëm që e kam projektu dhe ndërtu për me e lehtësu proceduren e përgaditjes së Flisë tradicionale të cilin e kam ndërtuar para dy viteve por sot i erdh rendi me e postu :)”(sic), ka shkruar ai në Facebook.


Sipas tij, mënyra e përgatitjes është shumë më e lehtë, kurse shija mbetet e njëjtë.

“Ka hapësirë të mjaftueshme për me i vendos enët dhe brumin, mund ta vendosni kudo ne oborr, bari, pllaka etj pa i demtuar ato… Shpresoj që do t’ju pelqej :)”(sic), ka shkruar më tej Jashari. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Fun

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Interesante
Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Fun
Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Interesante
Bëhet viral për udhëtimin në një nga vendet më

Bëhet viral për udhëtimin në një nga vendet më "misterioze" në Tokë - burri e poston atë në rrjete sociale

Interesante
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Kalo në kategori