LAJMI I FUNDIT:

Paguan me para false, pronari i lokalit në Shtërpcë lajmëron rastin – Policia ua konfiskohen të dyshuarve edhe tetë kartëmonedha tjera

Paguan me para false, pronari i lokalit në Shtërpcë lajmëron rastin – Policia ua konfiskohen të dyshuarve edhe tetë kartëmonedha tjera
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person, pronar i një lokali ka raportuar se tre persona të dyshuar, një femër dhe dy meshkuj kanë qenë në lokalin e tij ku janë shërbyer dhe i kanë dhënë një kartëmonedhë 100 euro të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur të martën, më 11 tetor në ora 19:00.


“Shtërpcë (NN) 11.10.2022 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar pronar i një lokali ka raportuar se tre persona të dyshuar, një femër dhe dy meshkuj kanë qenë në lokalin e tij ku janë shërbyer, sipas ankuesit personat e dyshuar i kanë dhënë një kartëmonedhë 100 euro të falsifikuar. Pas një pune operative është arritur që të ndalohen të dyshuarit, një femër dhe dy meshkuj shtetas të huaj të cilët kanë qenë me veturën e tyre të llojit Citroen me targa të huaja”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollimit në posedim të personave të dyshuar janë gjetur dhe janë konfiskuar tetë  kartëmonedha në vlerë nga 100 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara.

Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa vetura e tyre është konfiskuar në cilësi të provave materiale. Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori