LAJMI I FUNDIT:

PAGJUMËSI

PAGJUMËSI

Poezi nga: Luis Alberto de Cuenca
Përktheu: Aurel Plasari

Jeta është tepër e shkurtër. S’ke kohë të bësh
asgjë. As edhe të mbledhësh dy-tri ditë bashkë
për të marrë vesh diçka. Ngrihesh, puth
të dashurën, ha mëngjesin, punon, ha drekë
dhe darkë, shkon në kinema, fle, dhe nuk ke as
edhe një grimë kohë për të lexuar Senekën që
të kuptosh se gjithçka e ka një zgjidhje në këtë botë.