Stafi u pakësua, por jo edhe punët. Organit Shqyrtues të Prokurimit iu dorëhoqën së fundmi shtatë punëtorë, çka po vonon e vështirëson trajtimin e lëndëve.
Arsyet e largimeve janë kryesisht pagesa e ulët, sidomos me ndryshimet e fundit, ku siç bëjnë të ditur nga institucioni me status të agjencisë, janë ranguar shumë ulët me koeficient të pagave.
“Sa për ilustrim, po ju njoftojmë se ekspertë të prokurimit sikurse që ka OSHP-ja, ka edhe në institucionet tjera të drejtësisë si në Prokurorinë Speciale, të cilët kanë pagën dy apo tri herë më të lartë se një ekspert shqyrtues i OSHP-së, i cili merr pagë afër 500 euro, marr parasysh detyrat dhe përgjegjësitë e një eksperti të OSHP-së dhe statusit të këtij institucioni si kauzi gjykatë”, thuhet në përgjigjen e OSHP-së.
E rekrutimi i zyrtarëve të rinj po thonë se merr kohë minimum tre muaj, derisa procedurat tashmë kanë filluar.
“Zyrtarët që kanë dhënë dorëheqje mbanin pozitën: ekspert shqyrtues, zyrtar ligjor, zyrtar për pranim të ankesave, zyrtar të arkivës dhe zyrtar i IT-së”, bëhet e ditur tutje.
Ky institucion qëndroi gati dy vjet pa Zyrtar të Teknologjisë, pasi që konkursi u anulua disa herë në mungesë të aplikimeve, që prapë i lidhin me pagat e vogla. Këto zhvillime i përcjell me shqetësim shoqëria civile.
“Sipas Ligjit të Prokurimit, maksimumi i kohës që mund të marrë OSHP-ja në trajtimin e një lënde është 34 ditë, pas kalimit të këtij afati mund të bëhet cak i padive nga operatorët ekonomikë”, deklaroi Valmir Ilazi nga Iniciativa për Progres.
Sipas tij, ligji nuk e parasheh që OSHP-ja mund të zgjasë afatin e trajtimit të lëndëve në mungesë të zyrtarëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit