LAJMI I FUNDIT:

Pagat e lojtarëve të Juventusit – Ronaldo larg më i paguari, pas tij vjen Higuain

Pagat e lojtarëve të Juventusit – Ronaldo larg më i paguari, pas tij vjen Higuain
Cristiano Ronaldo - Juventus (Foto: Zhizhao Wu/Getty Images/Guliver)

Faqja e njohur ‘Calcio e Finanza’ publikoi pagat e lojtarëve të Juventusit për këtë sezon, ku Cristiano Ronaldo është ai që fiton më shumë me 31 milionë euro pagë.  

Juventusi ka rritur shpenzimet në masë të madhe viteve të fundit pasi janë në kërkim të trofeut të Ligës së Kampionëve.

Këtë e tregojnë edhe transferimet e viteve të fundit sikurse Cristiano Ronaldo, Matthijs De Ligt, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.


Juventusi po ndërton një super skuadër – qëllimi mbetet fitimi i Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Juventusi po ndërton një super skuadër – qëllimi mbetet fitimi i Ligës së Kampionëve

Megjithatë, këto transferime kanë rritur në masë të madhe shpenzimet e pagave vjetore që klubi italian paguan për gjithsej 29 lojtarë.

Portali i specializuar në çështje ekonomike dhe marketing të klubeve në Itali ‘Calcio Finanza’ ka treguar listën e pagave të skuadrës, ku ai që fiton më shumë është Ronaldo që fiton 31 milionë në vit dhe më pak portieri Pinsoglio me 300 mijë.

CR7 dhe Higuain prijnë në listën e pagave (Foto: Fred Lee/Getty Images/Guliver)

Pagat më të larta përveç asaj të CR7, janë ato të De Ligt, Gonzalo Higuain, Paulo Dybala, Ramsey dhe Rabiot – të gjitha me nga 7.5 milion euro në vit.

Nga 100 milionë euro për Ronaldon te 75 milionë për De Ligt – si po kthehet Juventusi në ‘Galaktikët’ e ri të Evropës
Lexo po ashtu Nga 100 milionë euro për Ronaldon te 75 milionë për De Ligt – si po kthehet Juventusi në ‘Galaktikët’ e ri të Evropës

Pas tyre vijnë lojtarë tjerë si Douglas Costa, Leonardo Bonucci, Alex Sandro dhe Giorgio Chiellini.

Në total, skuadra e Juventusit kushton 141,250,000 euro, e shpërndarë në mbi 29 lojtarë, ndërsa vetëm Ronaldo merr 21 për qind të kësaj shume.

Lista e pagave të lojtarëve të Juventusit: 

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori