LAJMI I FUNDIT:

Paga që ua kalojnë atyre të Perëndimit: Këto janë të hyrat e drejtuesve të kompanive publike në Kosovë

Paga që ua kalojnë atyre të Perëndimit: Këto janë të hyrat e drejtuesve të kompanive publike në Kosovë

Se në Kosovë ka persona që paguhen më shumë se sa në vendet e perëndimit pak kush do të mund të besonte. Por kjo po ndodh në vazhdimësi me disa udhëheqës nëpër kompani publike e institucione të pavarura.

Personi i cili menaxhon më kursimet e kosovarëve në Trust është më i paguari në Kosovë për sa i përket institucioneve publike.


E pse këtij personi i mbetet paga kaq e lart askush nuk jep sqarime – madje edhe kur Trusti ka pasur humbje ai nuk është ndëshkuar.

Drejtori Menaxhes i Trustit, Ardian Zalli, vazhdon të jetë kampion me pagën mujore në Kosovë.

Ai paguhet më shumë se presidenti Hashim Thaçi, kryeministrit Isa Mustafa dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Zalli, në deklarimin e pasurisë ka thënë se merr pagë mujore prej 5223.83 euro deri sa paga vjetore i shkon në 62686 euro, përcjell Telegrafi.

Zalli ka thënë në formularin e tij, se ka para të kursyera në vlerë prej 162214 euro në Kosovës ndërsa në SHBA ka të kursyera edhe 15972 euro.

Edhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës është në mesin e personave më të paguar në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Për punën që bën në BQK ai ka pagë mujore prej 4328.66 euro derisa paga vjetore shkon në 51944.00 euro.

Hamza ka në pronësi dy banesa derisa për nga kursimet financiare nuk qëndron mirë.

Ai ka treguar se ka të kursyera vetëm 780 euro deri sa ka sigurim jetësor në vlerë prej 7900 eurove.

Bashkëshortja e guvernatorit Hamza punon në qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë – ajo ka pagë mujore prej 472 e vjetore prej 5664 euro kurse edhe kjo me kursime sikur bashkëshorti i saj qëndron dobët – ka vetëm 355 euro.

Gjithashtu, në top listë gjendet edhe Arben Gjukaj, që gjendet në krye të Korporatës Energjetike të Kosovës – që nga 4 qershori i vitit 2008, përcjell Telegrafi.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2016 në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Gjukaj ka treguar se paga mujore e tij si drejtor menaxher është 2413.58 derisa vjetore shkon në 28963 euro, shkruan Telegrafi.

Por ai merr edhe 4800 euro pagë vjetore si profesor i angazhuar në UBT.

Pra Gjukaj, i vetëm ka të hyra vjetore prej 33763 euro. Ndërsa kursimet e tij arrijnë në 210384.46 euro.

Por çka është interesante tek deklarimet e Arben Gjukajt është fakti se bashkëshortja e tij e cila është e punësuar si mësuese në Shkollën Fillore “Iliria” në Prishtinë, ka pagë vjetore prej 5028 euro por kursime ka në vlerë prej 18737.60 euro.

Ndërkaq për drejtorin e Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, nuk ka të dhëna ende të publikuara në Deklarimin e pasurisë për vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori