LAJMI I FUNDIT:

Paditet ish-drejtori për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, Pasko Kuzman

Paditet ish-drejtori për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, Pasko Kuzman

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë Publike kundër ish drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Trashigimi Kulturore, Pasko Kuzman për keqpërdorimin të detyrës zyrtare gjatë procedurës për restaurimin e Universitetit “Shën Kliment Ohridski”.

Kuzman akuzohet se në vitin 2010 ka lidhur marrëveshje për restaurimin e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” me kompaninë kroate “Konstruktor”, por edhe pse ka patur garanci bankare për ofertën, Pasko Kuzman nuk ka lidhur garanci bankare për zhvillimin kualitativ të punimeve.

“Është zbuluar se personi përgjegjës në kompani, ka paraqitur dokumentacion të rrejshëm se gjoja i ka kryer punime dhe për këtë shërbim ka kërkuar mbi 300 mijë euro. Përkundër faktit që Kuzman e ka ditur se kompania nuk i ka zhvilluar punimet, ia ka paguar 300 mijë eurot. Kështu Pasko Kuzman me pagesën që ia ka bërë kompanisë kroate dhe mos aktivizimin e garancisë bankare, e ka dëmtuar buxhetin e shtetit, për gjysmë milionë euro”, thonë nga policia.


Ndërsa gjithashtu padi penale është dorëzuar edhe për një personi tjetër me iniciale Sh.C. nga Republika e Kroacisë.