LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Diplomacia kosovare shtrihet edhe në Karaibe

Pacolli: Diplomacia kosovare shtrihet edhe në Karaibe

Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli,  ka bërë të ditur për zgjerimin e shtrirjes diplomatike të Kosovës, duke thënë se tanimë vendi ynë ka përfaqësi diplomatike edhe në Karaibe.

“Nga java që e lamë pas vendi ynë do ta ketë Ambasadoren e parë të akredituar edhe në Saint Kitts dhe Nevis. Ky shtet, e njohu vendin tonë në vitin 2012 dhe që nga atëherë i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme”, ka shkruar Pacolli në Facebook.


“Këto janë vetëm disa nga rezultatet e diplomacisë tonë pro-aktive, që po ndjekim çdo ditë dhe në çdo kontinent. Po i ri-gjallërojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, përderisa po depërtojmë fuqishëm tek ato, që ende nuk e kanë bërë këtë. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar shefi i diplomacisë kosovare.

Ndryshe, shteti serb ka nisur një fushatë diplomatike për pengimin dhe tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Vetë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se i tërë aktiviteti i diplomacisë serbe do të fokusohet në lobimin për tërheqjen e njohjeve nga shtete të ndryshme që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori