LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Zgjidhja është tek ekonomia, mos të përqendrohemi vetëm te zgjidhja politike

Pacolli: Zgjidhja është tek ekonomia, mos të përqendrohemi vetëm te zgjidhja politike

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë takimit me ministrat e Jashtëm të rajonit ka thënë se zgjidhja është tek ekonomia.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se përqendrimi vetëm tek zgjidhja politike po shkakton ngecje.


Postimi i plotë

Në takimin e sotëm të ministrave të Jashtëm të Rajonit së bashku me Komisionerin Hahn, kushtuar një Plan Veprimi për bashkëpunimin ekonomik, thashë se “dixhitalizimi është një levë e jashtëzakonshme e zhvillimit rajonal” dhe mora shembullin e kompanisë globale UBER, e cila falë dixhitalizimit është bërë një lojtar i fuqishëm në vetëm 4 vjet.

Kërkova që mes vendeve tona të krijohen holdingje në fushën e hekurudhave, autostradave dhe energjisë, sepse “kompanitë e dobëta vendore nuk mund të mbijetojmë në kushtet e globalizmit”.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, nënvizova se “nëse do përqendrohemi vetëm tek zgjidhjet politike do ketë ngecje. Zgjidhja është tek ekonomia, tek mirëqenia e fëmijëve dhe familjeve tona”. /Telegrafi/