Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli vetëm për 1 muaj kishte porositur 344 pije të llojit ‘Schweppes’. Prej tyre 182 kishin qenë tonika ndërsa 162 bitter lëmon. Këto ‘Schweppes’ janë paguar nga kuleta e shtetit në muajin tetor 2011.
Këto shifra i ka mohuar vetë Pacolli duke thënë se nuk konsumon pije me gaz.
Sipas Pacollit, informacionet e publikuara në media nuk janë të sakta dhe se dikush mund të ketë abuzuar me emrin e tij.
‘Unë nuk di kur herën e fundit kam pi pije të gazuara (Schweppes etj, për të cilat shkruhet), nuk i konsumoj asnjëherë ato! Çdo konsumim tjetër që kam bërë, e kam paguar kesh ose e kam nënshkruar faturën. Si rregull, çdo konsumim nga ana ime, duhet ta ketë nënshkrimin tim ( një gjë të tillë në mënyrë permanente e bej edhe kur është fjala për llogaritë qe nuk kanë të bëjnë me palën e tretë. Kjo do të thotë: nëse nuk ka një faturë të nënshkruar nga unë, nuk është e imja kategorikisht!. Nëse është kështu- siç shkruajnë mediat- atëherë dikush ka abuzuar në emrin tim’, shkruan Pacolli në Facebook:
Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook, pa ndërhyrje
Prokurorija duhët të hetoj menjëherë!
Jam duke u kthyer nga udhëtimi zyrtar në Tajlandë dhe po lexoj në disa media gjoja se unë personalisht kam shpenzuar qindra kafe e shëepsa e mija euro për cdo muaj!
Në respekt të opinionit publik, dua të them me përgjegjësi morale e penale ju informoj se kjo nuk mundet me qenë e vërtetë!
Kjo lloj fushate ngjan me telenovelat e verës, por nuk kam kurrfarë dëshire dhe nuk ka kurrfarë baze me qenë unë në qendër të tyre.
Së pari, asnjëherë në mandatin tim për të cilin flitet, nuk kam konsumuar për llogari të shtetit ( vetem nëse ka pasur ndonjë delegacion zyrtar, por këto kane qenë shumë pak).
Shumicën e musafirêve i kam ftuar në shtëpinë time, me shpenzimet e mia e shumë shpenzime të tjera i kam paguar nga xhepi im. Une nuk kam marrë as rrogë; as mëditje dhe shpenzimet e hoteleve dhe shumicën e madhe të biletave të udhetimeve zyrtare i kam paguar poashtu nga xhepi; nuk kam pasur makine zyrtare dhe nuk kam konsumuar as një liter benzinë, për tërë kohēn sa isha në qeveri. Cdo shujtë që e kam konsumuar në byfenë e Kryeministrisë e kam paguar nga xhepi im. Për informatë, për kuriozët e hollësirave, unë konsumoj një kafe speciale e cila kërkon një makine speciale. E këtë të fundit e kam pasur ( edhe tani e kam) në zyrën time dhe kur kam dashtë, e kam shfrytezuar.
Së dyti, unë nuk di kur herën e fundit kam pi pije gazuese ( shëeps etj, për të cilat shkruhet), nuk i konsumoj asnjëherë ato! Cdo konsumim tjetër që kam bërë, e kam paguar kesh ose e kam nënshkruar faturën. Si rregull, çdo konsumim nga ana ime, duhet ta ketë nenshkrimin tim ( një gjë të tillë në mënyrë permanente e bej edhe kur eshte fjala per llogaritë qe nuk kanë të bëjnë me palën e tretë. Kjo do të thotë: nëse nuk ka një fakturë të nënshkruar nga unë, nuk është e imja kategorikisht!.
Nëse është keshtu- siç shkruajne mediat- atëhere dikush ka abuzuar në emrin tim.
E ftoj prokurorin që menjëherë të hap këtë rast dhe ta hetojë në menyrë të detajuar. Unë qëndroj në dispozicion.
Eshtë turp per cka akuzohem!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak