LAJMI I FUNDIT:

Behgjet Pacolli i dhënë pas ‘Schweppes-it’, për një muaj porositi qindra të tillë nga buxheti i shtetit

Behgjet Pacolli i dhënë pas ‘Schweppes-it’, për një muaj porositi qindra të tillë nga buxheti i shtetit

Zëvendës Kryeministri Behgjet Pacolli vetëm për një muaj kishte porositur 344 pije të llojit ‘Schweppes’. Prej tyre 182 kishin qenë tonika ndërsa 162 bitter lëmon. Këto ‘Schweppes’ janë paguar nga kuleta e shtetit në muajin tetor 2011.

Ndërsa ai nuk ia ka lënë keq as për makiato. Për 4 muaj, Zëvendës Kryeministri Pacolli kishte porositur dhe ka paguar nga kuleta e shtetit për 1 mijë 441 euro produkte të kafes, si makiato, espresso e neskafe.


Në total, shpenzimet e Pacollit për 4 muaj vetëm për produkte të pijes, ai kishte shpenzuar 1 mijë e 899 euro e që mesatarisht për muaj i bie rreth 475 euro.

Në korrik të vitit 2012, Pacolli ka paguar 226 euro për kompaninë Ben-Af  vetëm për shpenzimet si makiato, espresso, çaja e pije tjera të ftohta.

112 makiato të vogla, 51 espresso, 99 makiato të mëdha e 105 pije të gazuara e lëngje.

Vetëm për makiato e espresso, Pacolli ka paguar nga kuleta e shtetit 104 euro për një muaj.

Ndërsa në muajin prill të 2012 Pacolli ka porositur 285 makiato, espresso, nescafe e kapuçino. Të gjitha këto kanë pasur vlerë prej 85 euro.

Ndërsa në total shpenzimet për pije për Zëvendës Kryeministrin Pacolli për muajin prill të 2012 kanë qenë 348 euro.

Ndërsa në muajin tetor të vitit 2011, Pacolli kishte shpenzuar 1 mijë e 49 euro veç për pije për zyrën e tij. Pacolli vetëm për 1 muaj kishte porositur 689 kafe, përfshirë këtu, makiato, espreso e nescafe.

Po në muajin tetor, Pacolli kishte paguar me kuletë të shtetit për 344 schwepps. 182 tonikë e 162 bitter lemon.

Në mars të 2012, Pacolli kishte shpenzuar 275.8 euro. Në këto 275 euro përshihen edhe 205 kafe të porositura nga Pacolli.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te truprojat e qeveritarëve të lartë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori