LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: S’ka marrëveshje perfekte, vetëm me ekonomi shkojmë drejt paqes

Pacolli: S’ka marrëveshje perfekte, vetëm me ekonomi shkojmë drejt paqes

Në Shtëpinë e Bardhë të premten, delegacioni kosovar dhe ai serb me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u nënshkruar marrëveshja ekonomike e politike.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një intervistë për KosovaPress, deklaroi se vendi ynë në Uashington forcoi shtetësinë e saj dhe se kush kishte dyshime për këtë tani më duhet të ndalet.

Pacolli theksoi se nuk ka marrëveshje perfekte por që sipas tij Kosova e ka horizontin e hapur për avancimin e forcimit ndërkombëtar të shtetësisë së vet.

“Në Uashington, Kosova e forcoi shtetësinë e vet! Kush ka patur dyshime deri dje, mendoj se duhet të ndalet! Kosova e bëri këtë nëpërmjet firmosjes së marrëveshjes me Serbinë si palë e barabartë kontraktore me të; E mundësoi në selinë e presidentit mik të shtetit më të fuqishëm të botës; E arriti sipas modelit të pajtimit të palëve ndërluftuese evropiane pas Luftës së Dytë Notërore: nëpërmjet ekonomisë; falë ndihmës amerikane, mundësoi dhe një njohje simbolike të fuqishme të shtetit të Izraelit”, tha Pacolli.

Po ashtu ai ka shtuar edhe se marrëveshja nuk është fundi i historisë por një kapitull i ri i themeluar mbi paqen.

“Marrëveshja nuk është fundi i historisë, por një kapitull i ri i saj, themeluar mbi paqen, mirëqenien, bashkëpunimin me aleatët tanë historikë. Nuk ka marrëveshje perfekte. Por kur marrëveshjet janë përparim në raport me gjendjen ekzistuese, kur ato ngrihen mbi themele të shëndosha, do të prodhojnë me siguri pasoja për mirëqenien e brezave të rinj. Marrëveshje perfekte nuk ka, por Kosova e ka horizontin e hapur për avancimin e forcimit ndërkombëtar të shtetësisë së vet”, tha Pacolli.

Ai theksoi se nuk ka marrëveshje perfekte por Kosova e ka horizontin e hapur për avancimin e forcimit ndërkombëtar të shtetësisë së vet.

Pacolli shtoi se është krenar që ka përqafuar doktrinën ekonomike të zgjidhjes së një konflikti sikur që është me serbët, derisa ka shtuar se kjo është pikërisht pse është i ndjeshëm për dhjetëra mijëra viktimat e vrara e të dhunuara.

“Unë jam krenar, që në krye të herës kam përqafuar doktrinën ekonomike të zgjidhjes së një konflikti si ky që ne kemi patur me serbët. Pikërisht pse jam i ndjeshëm për dhjetëra mijëra viktimat e vrara, të dhunuara, mes të cilëve dhjetëra familjarë të mi, e di se të fitosh paqen, mund ta bësh vetëm me ekonomi, duke menduar për fëmijët tanë, për jetën e tyre. Jam krenar që kam bashkëpunuar me nikoqirët amerikanë, për hapat që do hidhen drejt normalizimit ekonomik në marrëdhëniet midis dy vendeve”, potencoi Pacolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori