LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Me shtyrjen e Samitit të Parisit do të vonohet edhe marrëveshja Kosovë-Serbi

Pacolli: Me shtyrjen e Samitit të Parisit do të vonohet edhe marrëveshja Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se me shtyrjen e takimit të Parisit, do të vonohet edhe arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Pacolli përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka pohuar se Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluara nga teket e Serbisë, ai ka shtuar se çdo pengesë që po i bëhet Kosovës, është pengesë që po i bëhet edhe rajonit në proces të rrugëtimit evropian.


Tutje ai ka theksuar se, Serbia po mbahet e lidhur fortë me Rusinë, prandaj vendet tjera nuk kanë pse të mbesin peng i kësaj agjende.

Pacolli konsideron se BE dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë, dhe se vetëm atëherë Samitet nuk do të shtyhen dhe arritja e marrëveshjes do të jetë opsion real.

Në fund, ministri Pacolli ka thënë se i vjen keq që Serbia po i preferon vonesat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori