LAJMI I FUNDIT:

Pacolli shtroi darkë për shefin e diplomacisë gjermane

Pacolli shtroi darkë për shefin e diplomacisë gjermane

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, ka vazhduar takimet me një darkë pune në rezidencën e zv/kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Është vetë shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, që përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka pritur në shtëpinë e tij në Hajvali ministrin e Jashtëm të Gjermanisë.


Postimi i Pacollit në Facebook:

“Kënaqësi të kam sonte për darkë, në shtëpinë time, ministrin e punëve të Jashtëm të Gjermanisë Dr. Sigmar Gabriel. Gjermania është një nga aleatët dhe përkrahësit tanë më të mëdhenj. Temat e diskutimit ishin mes tjerash Shtetndërtimi i Kosovës, përspektiva Euro-Atlantike, Liberalizimi i vizave, veriu i Kosovës si dhe çështja e demarkacionit të cilën kërkojmë të zgjidhin sa më parë” (sic.), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/