Pacolli reagon pas rastit të cigareshitësit në Prishtinë: Asnjëherë mos trajtoni askënd në këtë mënyrë

14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka dënuar sulmin ndaj cigareshitësit në Prishtinë.
Pacolli ka shpërndarë videon ku shihet se si disa persona ia bëjnë duart me alkool cigareshitësit e më pas i vënë flakën, transmeton Telegrafi.
"Bullizmi nuk është kurrë i pranueshëm. Për ata që qeshin në video, kam vetëm një pyetje? A do të qeshnit po të ishit ju viktima? Kjo pamje më trishtoi shumë kur pashë. Asnjëherë mos trajtoni askënd në këtë mënyrë", ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ndryshe, ditë më parë në një lokal në Prishtinë, disa persona i kanë lyer me alkool duart një shitësi të cigareve dhe më pas i kanë vënë zjarrin. Policia e Kosovës tashmë ka intervistuar personat e përfshirë në ngjarje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































