LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Qytetarët e Kosovës që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me Demarkacionin

Pacolli: Qytetarët e Kosovës që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me Demarkacionin

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të veçantë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, respektivisht reformat e kërkuara në nivel nacional, si dhe bashkëpunimin rajonal në kuadër të Hapësirës Rajonale Ekonomike.


Në lidhje me përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka theksuar se “Qytetarët e Republikës së Kosovës, që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me demarkacionin”, duke shprehur përkushtimin se “do të bëhet gjithçka që do të jetë e mundur, që liberalizimi i vizave të mundësohet”.

Në vijim të këtij takimi, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, e ka njoftuar mysafirin nga Komisioni Evropian edhe me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke vlerësuar se “Qeveria dinamike e kryeministrit Haradinaj ka përkushtim të plotë për bashkëpunim rajonal, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik sipas një modeli të ri zhvillimi me fokus bujqësinë dhe që synon nxitjen e krijimit të vendeve të reja të punës”.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Danielsson, ofroi mbështetjen e tij të plotë për këto objektiva, duke përsëritur se kriterete mbetura duhet të plotësohen. Ai, më tutje kërkoi që Kosova të jetë mbështetëse e idesë së Hapësirës Rajonale Ekonomike,nga e cila të gjithë mund të përfitojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori