LAJMI I FUNDIT:

Pacolli premton vende pune për rininë e Drenasit

Pacolli premton vende pune për rininë e Drenasit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se partia që ai drejton bashkë me kandidatin për Kryetar të Drenasit Elmi Thaçin, do të bëjë çmos për zhvillimin e kësaj komune.

Në një tubim të mbajtur në fshatin Tërshtenik në Drenas, Pacolli është shprehur se do ta shfrytëzojë gjithë potencialin e tij që të krijojë kushte më të mira jetese dhe vende të punës për rininë e Drenasit.


“Tashmë qytetarët e kanë kuptuar se ka ardhur koha për ndryshim, e ndryshimi vjen me njerëzit që e duan Kosovën, njerëzit që e duan punën. Ne e duam qytetarin, ne e duam Drenasin dhe Elmiu do ta ketë përkrahjen time të plotë për ta krijuar një standard më të mirë për të gjithë ju”, ka thënë Pacolli,

Kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi i mbështetur nga Presidenti Behgjet Pacolli, para një numri të madh të qytetarëve në fshatin Tërshtenik, ka prezantuar programin e tij për zhvillimin e Drenasit.