LAJMI I FUNDIT:

Pacolli premton 70 mijë vende të reja të punës

Pacolli premton 70 mijë vende të reja të punës

Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, gjatë një takimi që ka pasur me qytetarët e Shtimes, premtoi hapjen e 70 mijë vendeve të punës.

Ai tha se gjendja në Kosovë është shumë e vështirë dhe të rinjtë mendojnë vetëm si me ik nga Kosova.

“Kosova gjendet në një situatë të vështirë. Rinia jonë e ka hup shpresën, nuk sheh perspektivë, kanë filluar mos me dashtë Kosovën. Gjithmonë rreth tyre sillet ideja si me ik prej Kosovës”, tha Pacolli


Ai shtoi se sheh fytyrat e të rinjve që nuk janë të kënaqur dhe sipas tij kjo rini shkon në shkollë e fakultete dhe në fund diplomën e fut në një kornizë dhe e le në shtëpi.

“Nëse paraqitet nevoja për punë, pranohet dikush që e ka krahun e fort, kjo është padrejtësia që i shkaktohet të rinjve”, tha ai.

Pacolli theksoi se sot Kosova gjendet nën kthetra, pasi disa njerëz e kanë zhvat dhe e kanë pru në këtë situatë.

“Do ta ndryshojmë Kosovën, ky është kushti i parë që e kam garantuar për interesat e juaja. Rritje ekonomike mbi 8%, krijimin e mundësive për 60-70 mijë vende pune, rrugë më të mira, spitale më të mira”, tha Pacolli.

Kandidati për deputet i AKR-së, Labinot Tahiri tha se Pacolli është një njeri që promovon lider të tjerë, pasurinë të cilën e krijoi me pasqyrë shumë të pastër dhe i cili u bë humanisti më i madh shqiptar.

“Nuk krijoi pasuri vetëm për veten në shtete të zhvilluara. Jo vetëm që është i zoti për biznes, por që ta udhëheqë shtetin tonë më të riun në botë. Po shkojmë së bashku drejt Parlamentit për t’i dhënë politikës dhe jo për t’i marrë asaj”, tha Tahiri, i cili është nënkryetar i AKR-së, raporton KosovaPress./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori