LAJMI I FUNDIT:

Pacolli po merr pjesë në Ministerialin për avancimin e Lirive Fetare në Uashington

Pacolli po merr pjesë në Ministerialin për avancimin e Lirive Fetare në Uashington

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po merr pjesë në takimin e Ministerialit të parë për avancimin e Lirive Fetare në botë, që po zhvillon punimet në Uashington, nikoqir i të cilit është Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Siç njofton MPJ, kryediplomati kosovar, Pacolli, në orët e pasdites pritet t’i adresohet me një fjalim dhjetëra përfaqësuesve të lartë nga vende të ndryshme, përfshirë Ministra të Jashtëm, ata nga Organizatat Ndërkombëtare, prijësve fetar dhe përfaqësuesve nga shoqëria civile, të cilat janë mbledhur për të diskutuar sfidat, identifikojë rrugët konkrete për të luftuar persekutimet fetare, diskriminimin dhe për të siguruar respekt më të madh për liritë fetare për të gjithë.

Hapja e Ministerialit për avancimin e Lirive Fetare në botë u bë  nga Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.


Në  margjina të  këtij Ministeriali numri dy i qeverisë , Pacolli, pritet të  takojë dhjetëra homologë  të  tij nga shtete të ndryshme, që  po marrin pjesë  në  këtë  ngjarje, ndërkohë  do të  ketë  takime të ndara edhe me përfaqësues të lartë nga SHBA./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori