LAJMI I FUNDIT:

Pacolli, opozitës: Të gjithë duhet ta mbështesim qeverinë gjatë dialogut

Pacolli, opozitës: Të gjithë duhet ta mbështesim qeverinë gjatë dialogut

Kreu i Aleancës Kosova e Re që është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në grupin parlamentar të LDK-së, Behgjet Pacolli ka thënë se të gjithë përfshirë edhe opozita duhet ta mbështes Qeverinë Kurti gjatë dialogut. Ai ka shkruar se për situata të tilla, opozita dhe qeveria duhet të jenë të bashkuara.

Pacolli ka thënë se serbët e veriut duhet ta ta pranojnë realitetin, të respektojnë ligjet dhe rregulloret që ekzistojnë në vend.

“Për çështjet që kanë të bëjnë me integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, mendoj se opozita dhe qeveria duhet të jenë të bashkuar. Të gjithë duhet ta mbështesim qeverinë gjatë dialogut. Qytetarët e Kosovës, të kombësisë serbe në veri, në vend që të vazhdojnë të barrikadojnë veten, duhet ta pranojnë realitetin, të respektojnë ligjet dhe rregulloret që ekzistojnë në vend.

Kosova ofron standardet më të larta sa i përket mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, (në rend të parë të serbëve) në botë. Secili duhet të bindet që nuk ka alternativë tjetër pos bashkëjetesës në një shtet si Kosova, ku secili është i barabartë pranë të drejtave dhe përgjegjësive të tyre”, ka qenë reagimi i Pacollit.