Pacolli: Nga Mitrovica po përhapet fryma e ndryshimit

Pacolli ka vizituar Mitrovicën, ku kishte aderime të reja në AKR dhe ku u krijuan nëndegë të kësaj partie në Suhodoll, Mitrovicë e Veriut.
"Akoma jam në Mitrovicë ku po zgjerohet me ritme të shpejta fryma e ndryshimit që përfaqëson AKR-ja dhe arriti kulmin me fitoren e Agim Bahtirit. Vizioni ynë për Trepçën, për Zonën e Lirë Ekonomike, për Bashkimin e Mitrovicës nëpërmjet zhvillimit ekonomik, ka krijuar shumë mbështetje, veçanërisht tek rinia. Aderime të reja dhe krijim nëndegësh të reja në Suhodoll, Mitrovicë e Veriut. Fryma e ndryshimit prej Mitrovicës dhe Gjakovës do të përhapet në gjithë Kosovën! Rinia, bartësja kryesore e saj!", ka shkruar Pacolli në Facebook.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































