LAJMI I FUNDIT:

Pacolli nënshkruan marrveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë me zëvendëskryeministrin e Çekisë

Pacolli nënshkruan marrveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë me zëvendëskryeministrin e Çekisë

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për një vizitë zyrtare në Pragë.

Pacolli në këtë vizitë është takuar me zëvendëskryeministrin e Republikës së Çekisë njëherësh Ministër i Industrisë dhe Tregtisë, Karel Havlíček, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se së bashku me Zëvendëskryeministrin Havliček ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik, e para marrëveshje e këtij lloji e cila do të hap rrugën e identifikimit të fushave për bashkëpunim ndërmjet nesh.

“Në kuadër të vizitës sime dy ditore në Pragë, kam takuar Zëvendëskryeministrin e Republikës së Çekisë dhe Ministër i Industrisë dhe Tregtisë, Karel Havlíček.
Një bisedë e hapur dhe shumë e çiltër, me ide konkrete të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.

Të dy vendet tona mund të ofrohen më shumë përmes bashkëpunimit ekonomik dhe zëvendëskryeministri Havlíček shprehi gatishmërinë e Çekisë për të punuar me Kosovën në shumë sektorë, me theks në energji.

Mikpritësi e cilësoi Kosovën pjesë të Evropës dhe tha se Çekia do të ndërtojë marrëdhënie të forta ekonomike me Kosovën.

Një zhvillim i jashtëzakonshëm në marrëdhëniet tona ndërshtetërore. Kemi nënshkruar së bashku me Zëvendëskryeministrin Havliček marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik, e para marrëveshje e këtij lloji e cila do të hap rrugën e identifikimit të fushave për bashkëpunim ndërmjet nesh. Kosova dhe Çekia po përafrohen mes vete dhe po ndërtojmë partneritet gjithëpërfshirës”, ka shkruar në Facebook, Pacolli./Telegrafi/