Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane, është shprehur i sigurt se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda këtij viti.
Kurse, për pretendimet mbi tërheqjet e njohjeve, ai iu tha deputetëve të mos mërziten sepse nuk ka asnjë vendim të tillë në mënyrë zyrtare dhe se Kosova ende ka 116 njohje.
Sigurinë për liberalizim të vizave shefit të diplomacisë kosovare ia japin deklarimet e zyrtarëve të BE-së, dhe takimet që ai thotë se ka realizuar me zyrtarë të Francës dhe Gjermanisë. Mirëpo, hezitim për largim të vizave, Pacolli thekson se ka nga ana e Holandës.
“Po e them këtë përgjegjësi se ky vit është vendimtar për Kosovën. Ne do të kemi viza gjatë këtij viti. Shpresoj që zgjedhjet evropiane të jenë në gjendje të forcojnë idenë e hapjes së Evropës për kosovarët dhe aq sa përcjell zhvillimet në fushatat elektorale nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh ideologjikisht. Kur e them këtë e dina se cilat parti e kanë mbështet Kosovën dhe konfigurimi do të jetë po thuajse i njëjtë”, tha ai.
Mbi pretendimet mbi tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës, Pacolli tha se ato do të demantohen me anë të vizitave që do të ndodhin në Kosova nga përfaqësues të atyre shteteve që po pretendohet që kanë tërhequr njohjen.
Ndërsa theksoi se ato kryesisht po orkestrohen nga Serbia ndaj shteteve të vogla dhe siç i cilëson të dobëta ekonomikisht.
Në lidhje me njohjet e reja ai tha se kjo është vështirësuar për shkak të ndryshimit të gjeopolitikës ndërkombëtare.
Përkundër kësaj, ai tha se gjatë mandatit të tij kanë ndodhur dy njohje, mirëpo pa përmendur emra konkret.
“ Ju do të shihni se bash për këto shtete për të cilat është folur se kanë tërheqje të njohjeve do të kemi vizita të burrështetasve të presidenteve të këtyre shteteve. Shumë shpejt neve do të na vizitojnë edhe presidenti i Guinea Bisau, presidenti i Nigerisë.Është e vërtetë që kanë ardhur disa njerëz në Beograd dhe disa përfaqësues të ministrive të ndryshëm të shteteve të ndryshme. Shtete të vogla, shumë të vogla nga Oqeania, nga Afrika, shtete mos të them të varfra ekonomikisht të dobëta dhe kemi pa që është lexuar një dokument, ai nuk është asgjë tjetër por një mashtrim që i është bërë këtyre shteteve. Kkemi 116 njohje, kemi mbi 110 nota verbale për njohje. Gjashtë nota verbale nuk kanë ardhur për arsye se sipas rregullave, nuk ka nevojë nota verbale”, shtoi ministri Pacolli.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri u shpreh se diplomacia kosovare është në gjendje të mjerueshme, për arsye sipas tij se ka mendime të ndryshime të institucioneve për politikat e jashtme dhe nuk flasim me zë.
Për këtë çështje, ai pati një fjalë interesante, duke iu referuar aeroplanit privat që e ka ministri Pacolli, sepse sipas tij, pa të do të ishte i mangët nga përkrahja.
“ Ne nuk flasim me një zë dhe si mund të presim që për çështje të rëndësisë së veçantë tjerët të jenë më të dashamirës se sa kur ne vet, po flasim po flas nga ata që i udhëheqin institucionet të dalin me qëndrime të njëjta…unë po iu them që mund të kem përshtypje të gabuar po shyqyr që e keni dhe një aeroplan privat dhe i bëni do punë që nuk varet nga ata që do të duhet me iu përkrah”, tha deputeti Beqiri.
Deputeti tjetër opozitar nga Lëvizja Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi adresoi kritika ndaj raportit të MPJ, ku sipas tij kanë dështuar në shumë segmente.
Siç pretendon Kurteshi, ka disa dështime të ministrit Pacolli, si mungesa e njohjeve dhe mos anëtarësimi në organizatave ndërkombëtare.
“Folët për vizat por vizat janë dështim sepse këtu keni premtuar sot e keni premtuar dhe para 2 vite por që nuk janë realizuar dhe është dështim. Është dështim, dështimi që nuk jemi bërë pjesë e Interpolit, dështim duhet të i quajmë tërheqjet e njohjeve, po ashtu dështim është mungesa e njohjeve të reja”, u shpreh Kurteshi.
Ndërsa, kryetarja e komisionit, Blerta Deliu-Kodra u shpreh se janë shqetësuese pretendimet për tërheqjen e njohjeve, ai kërkoi nga ministri Pacolli që të jenë më të vëmendshëm në këtë çështje.
Shefi i diplomacisë kosovare foli dhe për zbatimin e MSA-së, ku tha se ajo dallon nga vendet e rajonit për shkak të mos njohjes nga 5 vendet e BE-së dhe se janë duke u përgaditur që të jenë të gatshëm për partneritet me BE-në
Për demarkacionin me Malin e Zi, Pacolli tha se delemitimi i kufirit me ta ende nuk ka ndodhur dhe se si do të jetë fundi ai nuk e di.
Shefi i diplomacisë, gjithashtu i njoftoi deputetët për angazhimin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe hapjen e ambasadave të reja në shtete të ndryshme, ku tha se shumë shpejt pritet të hapet në disa shtete.
Në lidhje me ardhjen e qytetarëve kosovar nga Siria, ai tha se është veprim i duhur, pasi siç konsideron ai Kosova duhet të përkujdeset për gjithë qytetarët e saj./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania