LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Kosova do të ishte ndryshe, nëse AKR-ja do të udhëhiqte me vendin

Pacolli: Kosova do të ishte ndryshe, nëse AKR-ja do të udhëhiqte me vendin
Foto: Arkiv

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se situata në Kosovë do të ishte ndryshe nëse partia e tij do të ishte udhëheqëse e proceseve politike.

Pacolli tha se AKR-ja ka tentuar të shtyjë përpara proceset politike me aq pushtet sa ka pasur, por nuk ia kanë dal.


“AKR-ja nuk ka pasur ndonjë forcë vendimtare që të ndryshojë gjërat. Ne nuk kemi pasur forcë politike në Kosovë që të udhëheqim me proceset. Po të kishte pasur këtë forcë jam i bindur që Kosova do të dukej krejtësisht ndryshe për arsye se të jesh një kryeministër i mirë do të thotë të jesh i dëshmuar. Mbas 14 vjetëve të ekzistencës së AKR-së, ambienti ka qenë i tillë dhe unë jam person që prej momentit të parë kam qenë i sinqertë dhe për mua sinqeriteti nga ana politike ka qenë kuptimplotë dhe me atë pjesë të pushtetit që kemi pasur kemi tentuar që të imponojmë diçka dhe nuk kemi pasur shans”, ka thënë Pacolli për Ekonomia Online.

Ndryshe, AKR-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit me kandidatë e saj ka garuar si pjesë e listës së LDK-së. Ndonëse, ende nuk dihen rezultatet përfundimtare, as votat e kandidatëve, sipas rezultateve jo zyrtare thuhet se nga AKR,  vetëm lideri i saj ka siguruar ulësen në Parlamentin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori