Pacolli: Më kërcënuan që të mos hyj në koalicion me LDK-në

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se ka vendosur drejt kur u bashkua në koalicion parazgjedhor me LDK-në.
“Nuk kam pasur frikë kur kam vendosur që të bashkohem me LDK-në”, tha Pacolli në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.
Pacolli ka thënë se është kërcënuar për të hyrë në koalicion me partinë e Isa Mustafës.
“Jam kërcënuar, dhe në atë moment kam vendosur që të hyj me LDK-në”, tha ai, transmeton Gazeta Blic.
I pyetur se a është kërcënuar nga PDK dhe nga Hashim Thaçi për bashkim me LDK-në, ai tha se për këtë “Nuk kam koment”.
“Ecim përpara”, ishte përgjigja e Pacollit.
Nga
Telegrafi
26/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































