Edhe pse asgjë zyrtare nuk është thënë nga zyrtarë të asnjërës parti, për këtë gjë ka folur Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, partia e të cilit është pjesë e qeverisë.

Pacolli, i cili njëherësh është zëvendëskryeministër, për KTV ka deklaruar se është i gatshëm të lërë koalicionin nëse kjo kërkohet nga Kryeministri Hashim Thaçi.


“Nëse PDK kërkon largimin tonë, ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”, ka thënë Pacolli.

Sipas Pacollit, partia që ai drejton gjithmonë është e gatshme të kontribuojë në të mirë të vendit. /Telegrafi/