LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Familja Jashari ka dhënë aq shumë për Kosovën

Pacolli: Familja Jashari ka dhënë aq shumë për Kosovën

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar rënien heroike, 19 vite më parë të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Me rastin e fillimit të “Epopesë së UÇK-së”, Pacolli ka thënë se Familja Jashari ka dhënë shumë për Kosovën.


Postimi i plotë i tij:

“Sot e kujtojmë heroin tonë legjendar Adem Jashari, i cili para 19 viteve heroikisht, së bashku me familjen e tij, ra dëshmor për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Familja Jashari ka dhënë aq shumë për vendin tonë, Kosovën. Unë në këtë print screen kam cekur emrat, të cilët gjithmonë do ti kujtoj. Lavdi!” (sic.), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/