LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Engel, zëri më i fuqishëm i shqiptarëve të Kosovës

Pacolli: Engel, zëri më i fuqishëm i shqiptarëve të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim pune me kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Kreu i diplomacisë kosovare ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi si dhe për përpjekjet e reja të SHBA-ve për konsolidimin e mëtejmë të Kosovës.


Pacolli e ka vlerësuar Engel si zërin më të fuqishëm dhe përkrahësin më të madh të shqiptarëve të Kosovës.

Njoftimi i Pacollit në Facebook

“Sot, kisha një mëngjes të hershëm pune me kongresmenin, Eliot Engel, zërin më të fuqishëm dhe përkrahësin më të madh të shqiptarëve të Kosovës në ShBA.

Diskutuam shumë çështje të proceseve politike nëpër të cilët po kalon vendi ynë. Mbi shtimin e përpjekjeve të reja amerikane për konsolidimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

E falënderova në veçanti për programin Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), i cili do t’i sjellë vendit tonë 49 milion euro investime dhe shumë vende të reja pune.

Njeriu më meritor për shtyrjen përpara të këtij programi ka qenë Kongresmeni, Eliot Engel dhe Shefi i Stafit të Demokratëve në Komitetin mbi Marrëdhënie me Jashtë z. Jason Steinbaum. Është vërtetë kënaqësi dhe nder i madh që vendi dhe populli ynë ka miq kaq të mëdhenj dhe modest si Kongresmeni Engel”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori