LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: E paqartë kur do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit

Pacolli: E paqartë kur do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga lista e LDK-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas dështimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “gjithë ditën e 2 prillit pritej të fillojë seanca për zgjedhjen e Presidentit, por kjo seancë nuk filloi”.


“Grupi parlamentar i LDK-së (anëtar i të cilit edhe unë jam) ishte pothuajse unik për zgjidhje konstruktive. Në fund të ditës, në vend të seancës për zgjedhjen e Presidentit, filloj një seancë tjetër (për Reformën Zgjedhore) në të cilën u verifikuan divergjenca te mëdha”, ka shkruar Pacolli.

“Mbetet e paqartë se kur do të ketë një seancë për Presidentin(ten). Shpresojmë të kapërcejmë divergjencat dhe të krijojmë institucionet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Të shtunën ka dështuar propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje që shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të bëhet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës.

Për propozimin kanë votuar 65 deputetë, ndërsa kundër 39. Rrjedhimisht, nuk janë arritur 2/3 e votave të kërkuara.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ky ligj do të shkojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori