LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Deklarata e Pavarësisë, dokumenti më i bukur në jetë që kam firmosur

Pacolli: Deklarata e Pavarësisë, dokumenti më i bukur në jetë që kam firmosur

Në prag të përvjetorit të 14-të të shtetësisë së Kosovës, liderë partiakë e protagonistë të ndryshëm kanë uruar për Ditën e Pavarësisë.

Njëri ndër ta është edhe kreu i AKR-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli.


“Nga zemra uroj të gjithë shqiptarët, kudo, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nesër po bëhen 14 vjet kur ne shpallëm pavarësinë, të cilën e kishim ëndërruar kaq gjatë. Rrugëtimi nuk ishte i lehtë dhe vazhdon të mos jetë, por duhet të punojmë të gjithë së bashku për të forcuar vendin tonë dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook, përcjell Telegrafi.

Pacolli me këtë rast iu ka bërë thirrje të rinjve që të qëndrojnë në atdhe dhe mos të marrin rrugën e mërgimit.

“Duke u dhënë motiv dhe vullnet të qëndrojnë në vend, dhe jo të ëndërrojnë largimin. Kjo ishte edhe ëndrra e heronjve tanë, të cilët dhanë edhe jetën për Kosovë, e të cilët ne sot dhe përgjithmonë duhet ti kujtojmë”.

Pacolli i cili ishte deputetë edhe në Kuvendin që shpalli pavarësinë, firmën e tij në Deklaratën e Pavarësisë e konsideron më të bukurën në jetë.

“Nga të gjitha dokumentet që kam firmosur në jetë, Deklarata e Pavarësisë vazhdon të jetë më e bukura e jetës sime. Urime gjithëve kjo ditë e madhe”, ka shkruar tutje Pacolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori