Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur besimin e tij të plotë se kryesuesja e sapozgjedhur e Këshillit të BE-së, Ekaterina Zaharieva do vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike.
Pacolli ka thënë se gjatë muajit tetor të vitit që lamë pas, ka zhvilluar një takim me Zaharievan ku temë diskutimi ishte pikërisht integrimi i Ballkanit Perëndimor, konkretisht Kosovës.
Postimi i plotë i Pacollit:
Dita e parë e Vitit të Ri, vërtetë nisi me një lajm të mirë jo vetëm për perspektivën evropiane të Kosovës, por të gjithë vendeve të rajonit. Nga sot, shteti mik i Kosovës – Bullgaria pranoi zyrtarisht kryesimin e radhës të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ndërsa Ballkani Perëndimor është njëri nga prioritetet kryesore.
Si mikëpritës i homologes time bullgare, Ekaterina Zaharieva, në Kosovë gjatë muajit Tetor të vitit që e lamë pas ne diskutuam gjërë e gjatë në lidhje me këtë dhe kishim edhe një drekë të përbashkët pune.
Kam besimin e thellë se mbështetja bullgare për Kosovën do të jetë e fuqishme mbi proceset euro-atlantike të Kosovës, anëtarësimin e vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare, ashtu siç është edhe vullneti i dyanshëm për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare