LAJMI I FUNDIT:

Pacientët me coronavirus mund të përballen edhe me probleme të zemrës

Pacientët me coronavirus mund të përballen edhe me probleme të zemrës

Pacientët me coronavirus mund të përballen me probleme të zemrës, si rezultat i betejës së tyre me sëmundjen e COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se gjysma e pacientëve të infektuar në një spital të Britanisë së Madhe që iu nënshtruan skanimit në zemër, u përballën me disa ndryshime anormale.

Bëhet e ditur se një në tetë pacientë kishte shenja të ‘mosfunksionimit të plotë’ në zemrën e tyre, ndërsa mjekët nuk mund të gjenin ndonjë shpjegim tjetër përveç coronavirusit.


Studimi i kryer nga Fondacioni Britanik i Zemrës, shpreh shqetësimin se coronavirusi mund të shkaktojë dëme të përhapura në organet jetësore të pacientëve, madje te disa edhe disa probleme të tjera shëndetësore që mund të zgjasin me muaj ose edhe me vite pas infeksionit të coronavirusit.

Efektet afatgjata mund të përfshijnë kollitjen, gulçimin dhe probleme në mushkëri. Ka prova se virusi mund të ndikojë në tru dhe në veshka.

Ndërkohë, kardiologu dhe profesori Mark Dweck, në Universitetin e Edinburgh tha se coronavirusi mund të ndikojë në shumë organe të njeriut, përfshirë edhe në zemrën e një pacienti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Azia
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Kalo në kategori