LAJMI I FUNDIT:

Paçarizi: PDK-ja sot, si LDK-ja e pasluftës

Paçarizi: PDK-ja sot, si LDK-ja e pasluftës

Profesori universitar Rrahman Paçarizi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po vepron njëjtë si Lidhja Demokratike e Ksooëvs pasluftës, duke e akuzuar për cdo sulm ndaj zyrtarëve të saj Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka deklaruar se moszgjidhja e krimeve të ndryshme u ka krijuar hapësirë kriminelëve që të bëjnë cfarë të duan, ndërsa ka fajësuar edhe diskursin e krijuar politik për këto zhvillime.


“Partia Demokratike e Kosovës po vepron si Lidhja Demokratike e Kosovës që pas luftës akuzonte të parën për ckado që ndodhte me aktivistët e saj. Tash PDK-ja këtë po e bën duke akuzuar Vetëvendosjen për raste të ngjajshme”, tha Paçarizi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Këto sulme ndodhin sepse asnjë rast deri tash nuk është zbuluar dhe kriminelët ndihen të lirë, cilatdo qofshin arsyet. Ata nuk kanë frikë se krimet e tyre do të zbardhen. Diskursi i ashpër politik i krijon krejt këto mundësi”.

“Sulmi me vezë, nëse ndodh në një rast, si shprehje e kundërshtimit për dicka, është i kuptueshëm. Por kur ai përsëritet dhe shkakton frikë në popull, është njëfarë fashizmi i vogël”, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori