P. Diddy kalon 4 korrikun në burg, zbulohet menyja e ditës
Këtë 4 korrik, reperi Sean "Diddy" Combs do ta kalojë shumë ndryshe nga sa kishte parashikuar.
Edhe pse u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe pjesëmarrjes në rrjet kriminal, ai u shpall fajtor për dy akuza më të lehta: transportimin e personave për qëllime prostitucioni.
Ndërsa shmangu burgimin e përjetshëm, Combs rrezikon tani deri në 20 vite burg dhe do të qëndrojë i paraburgosur në Metropolitan Detention Center në Brooklyn deri në seancën e dënimit që është caktuar për 3 tetor.

Gjatë kësaj kohe, ai do të përballet me kushte shumë të thjeshta: mëngjes me drithëra dhe qumësht ose kek, hamburger ose ‘hot-dog’ me makarona e djathë për drekë dhe fasule ose peshk për darkë.
Sipas raportimeve të CNN, Combs mbeti i shokuar kur gjyqtari refuzoi kërkesën e tij për lirimin me kusht, pavarësisht se avokati kishte ofruar një garanci prej 1 milion dollarësh.
Fëmijët e tij madje kishin planifikuar një festë të Ditës së Pavarësisë në rezidencën e tij në Star Island, Florida, duke besuar se ai do të lirohej.
Por gjyqtari argumentoi se Combs përbën rrezik për komunitetin dhe viktimat, për shkak të një “prirjeje për dhunë”.

Ndërkohë, Cassie Ventura, ish-e dashura e tij që dëshmoi gjatë procesit për abuzimin që kishte përjetuar, paralajmëroi përmes avokatit se lirimi i Combs do të kërcënonte sigurinë e saj dhe të viktimave të tjera.
Pavarësisht shmangies së disa akuzave të rënda, Combs përballet me pasoja serioze ligjore. /Telegrafi/








































