LAJMI I FUNDIT:

Oxhaku me kapuç dhe fjetja si qentë

Oxhaku me kapuç dhe fjetja si qentë

Nga: Daut Dauti

Në vitin 1908 Edith Durham ka bujtur diku në Mirditë dhe i ka shënuar përshtypjet e saja me fjalë dhe vizatim për oxhakun dhe ambientin rreth tij.

Oxhaku duket karakteristik. Një pjesë e tij është i nxjerrë jashtë murit dhe kjo gjë duket që nuk ka qenë e zakonshme në Kosovë. Pjesa e nxjerrë e oxhakut duket si strehë, por Durham e quan kapuç.

Ja çka shkruan ajo në tekstin e vendosur nën vizatim:

“Një oxhak i madh që gjendet në Mirditë. Kapuçi është i mbështjellë me thurje dhe i lyer me gëlqere. Hasra [shtruarja e vrazhdët] para [oxhakut] ishte dysheku i vetëm për fjetje. Menjëherë pas kryerjes së darkës, shoqëria u shtri rreth oxhakut dhe fjetën si qentë. Ashtu [fjeta] edhe unë”.