LAJMI I FUNDIT:

Oxfam: 1 për qind e të pasurve zotërojnë 40.5 për qind të pasurisë së Indisë

Oxfam: 1 për qind e të pasurve zotërojnë 40.5 për qind të pasurisë së Indisë

Vetëm 1 për qind të pasurve në Indi zotërojnë më shumë se 40.5 për qind të pasurisë së saj, thekson Oxfam në një raport të ri.

Në vitin 2022, numri i miliarderëve në vend u rrit në 166 nga 102 që ishin më 2020-në.


“Të varfrit në Indi nuk janë në gjendje të përballojnë as nevojat themelore për të mbijetuar”, thotë Oxfam, përcjell Telegrafi.

Organizata bamirëse i bën thirrje ministrit indian të Financave që të vendosë një taksë mbi të ardhurat e këtyre të pasurve, me qëllim që trajtohet kjo pabarazi “e turpshme”.

Raporti theksoi pabarazinë e madhe në shpërndarjen e pasurisë në Indi, duke thënë se më shumë se 40 për qind e pasurisë së krijuar në vend nga viti 2012 deri në vitin 2021 kishte shkuar në vetëm 1 për qind të popullsisë.

Pasuria e njeriut më të pasur të Indisë, Gautam Adani gjatë 2022-së u rrit me 46 për qind , ndërsa pasuria e përbashkët e 100 më të pasurve të Indisë kishte arritur në 660 miliardë dollarë. Adani aktualisht renditet personi i dytë më i pasur në botë.

Mbi 60 për qind e të hyrave totale nga taka e mallrave dhe shërbimeve (GST) ka ardhur nga 50 për qind e shtresës së poshtme të popullsisë, ndërsa vetëm 4 për qind ishin nga 10 përqindëshi i shtresës së larë.

Një taksë prej 2 për qind mbi të gjithë pasurinë e miliarderëve të Indisë do të mbështeste furnizimin me ushqim të popullsisë së kequshqyer për tre vitet e ardhshme.

Derisa tatimi i 100 miliarderëve me 2.5 për qind të pasurisë do të mbulonte pothuajse të gjithë shumën e nevojshme për të rikthyer rreth 150 milionë fëmijë në shkolla. /Telegrafi/