Marramendja është e lidhur me osteoporozën, tregon një studim i ri i publikuar në revistën "Neurology".

Personat me osteoporozë janë të prirë që të përjetojnë marramendje- çrregullim i veshit të brendshëm që jep ndjenjën e marramendjes. Kjo çon deri te çrregullimet e metabolizmit të kalciumit te personat të cilët vuajnë nga marramendja.

Ekspertët besojnë se marramendjen e shkaktojnë kristalet jostabile të karbonatit të kalciumit, të cilët lëvizin nëpër tubet e ndjeshme të veshit të brendshëm, transmeton Telegrafi..

Shkencëtarët koreanë kanë analizuar 209 persona të cilët vuanin nga marramendja, të cilës nuk u dihej shkaktari, ndërsa në grupin e kontrollit janë përfshirë 202 participantë të shëndoshë.

Rezultatet kanë treguar se individët me osteoporozë (me dendësi të vogël të eshtrave), kishin qenë tri herë më të prirë për të pasur marramendje në raport me grupin e kontrollit; ndërsa ata me ostopeni (një shkallë para zhvillimit të osteoporozës), kishin qenë dy herë më tepër të rrezikuar për të pasur marramendje në raport me grupin e kontrollit.

Osteoporoza është sëmundje e eshtrave, ku dendësia minerale e eshtrave është e zvogëluar dhe kështu rreziku për frakturat e eshtrave është i madh.

Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe graduale, shpesh pa simptoma deri sa ndodh fraktura e parë. Në shumë raste është ajo që evidenton osteoporozën, prandaj dhe është quajtur “epidemi e heshtur”.

Megjithatë, disa shenja si dhimbja e lehtë, reduktimi i gjatësisë trupore me disa cm apo frakturat mund të jenë të lidhura me osteoporozën.

Një pjesë e mirë e rasteve janë fare pa shenja dhe osteoporoza konstatohet rastësisht mbas kryerjes së një testi të matjes së dendësitetit kockor. /Telegrafi/