Pas koalicionit me Nismën Socialdemokrate, dega në Fushë Kosovë, kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani ka zyrtarizuar një tjetër koalicion.

Më herët gjatë ditës së sotme, osmani njoftoi për koalicionin e parë, ndërsa tani ka zyrtarizuar marrëveshjen me Partinë Liberale Egjiptiane që drejtohet nga Bashkim Krasniqi, raporton Telegrafi.




“Së bashku me Partinë Liberale Egjiptiane, po bashkojmë forcat për çdo rrugë e çdo lagje të komunës sonë. Bashkimi ynë është zëri i bashkëjetesës, barazisë dhe mirëqenies për të gjithë”, thuhet në postimin e bërë nga Osmani në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Në garën e mbajtur më 12 tetor në Zgjedhje Lokale, Partia Liberale Egjiptiane mori 4.37 për qind apo 879 vota.

Kjo mund të kuptohet se komuniteti egjiptianë mund t’i ketë dy ulëse në kuvendi komunal të Fushë Kosovës. /Telegrafi/