LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Vetingu është parakusht për funksionim të sistemit gjyqësor

Osmani: Vetingu është parakusht për funksionim të sistemit gjyqësor

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në Republikën e Kosovës, Karin Hernmarck Ahliny.

Ajo ka falënderuar ambasadoren Hernmarck Ahliny për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit suedez për Kosovën, duke veçuar angazhimin e Suedisë në ofrimin e ndihmës përgjatë pandemisë COVID-19.


Sipas komunikatës, temë qendrore e këtij takimi ishte procesi i vetingut në sistemin gjyqësor.

Osmani potencoi se sundimi i ligjit është parakushti thelbësor për funksionimin e mirëfilltë të shtetit. Në këtë kontekst, zonja Osmani potencoi rëndësinë e rishikimit funksional të sistemit gjyqësor, ku do të përfshihej edhe procesi i vetingut.

Më tej, ajo theksoi se në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, në bashkëpunim me partner vendor e ndërkombëtar, do të përkrahë  çdo nismë lidhur me vetingun në drejtësi.

Në këtë takim u diskutua edhe për çështje tjera që ndërlidhen me funksionimin e Kuvendit të Kosovës si dhe aktualitetin politik në vend. ​

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori