LAJMI I FUNDIT:

Osmani u fajësua pse nuk u ftua Kosova në Samitin në SHBA, reagojnë nga Presidenca

Osmani u fajësua pse nuk u ftua Kosova në Samitin në SHBA, reagojnë nga Presidenca

Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kritikave të fundit nga opozita por edhe oponentë të tjerë se shteti i Kosovës është izoluar në arenën ndërkombëtare, që nga ardhja në krye të shtetit të kryeministri Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Të gjitha këto reagime u bënë pasi që Kosova nuk është ftuar të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë në SHBA që pritet të mbahet në dhjetor të këtij viti.


Vela përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se presidentja Osmani nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog të saj.

“Tendenca e ca figurave opozitare për krijimin e narrativit për gjoja izolimin e Presidentes janë të pabaza. Presidentja nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog të saj. Në raport me SHBA, mes tjerash, ka pasur komunikim me Presidentin Biden e ka biseduar me VP Harris”, ka shkruar Vela.

Vela ka përmendur gjithashtu edhe dhurimin e mbi 500 mijë vaksinave për Kosovën nga SHBA-të, duke thënë se të gjitha këto janë realizuar pa shtyrë ide për copëtimin e Kosovës.

“Si rezultat i partneritetit të tillë me SHBA janë siguruar mbi 500 mijë vaksina, është përcjellë video adresimi personal i Presidentit Biden dhe është realizuar strehimi i përkohshëm i refugjateve afgane. Të gjitha këto janë realizuar pa shtyrë ide për copëtimin e Kosovës”, ka shkruar Vela në Twitter.

Ndryshe anëtari i LDK-së njëherit ish- koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni ka thënë se Kosova asnjëherë që nga shpallja e pavarësisë nuk ka qenë më e izoluar në rrafshin ndërkombëtar që nga ardhja në krye të shtetit siç e quan ai binomit Kurti-Osmani.

Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë në SHBA, Hyseni fajëson Kurtin e Osmanin
Lexo po ashtu Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë në SHBA, Hyseni fajëson Kurtin e Osmanin

Ky reagim i Hysenit vie pasi që SHBA-të nuk kanë ftuar Kosovën të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë që pritet të mbahet në dhjetor të këtij viti.

Hyseni ka bërë fajtor kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se e dërguan shtetin në një “klub” me Serbinë dhe Bosnjën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori