LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë në SHBA, Hyseni fajëson Kurtin e Osmanin

Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë në SHBA, Hyseni fajëson Kurtin e Osmanin

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni ka thënë se Kosova asnjëherë që nga shpallja e pavarësisë nuk ka qenë më e izoluar në rrafshin ndërkombëtar që nga ardhja në krye të shtetit siç e quan ai binomit Kurti-Osmani.

Ky reagim i Hysenit vie pasi që SHBA-të nuk kanë ftuar Kosovën të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë që pritet të mbahet në dhejtor të këtij viti.


Hyseni ka bërë fajtor kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se e dërguan shtetin në një “klub” me Serbinë dhe Bosnjën.

“Paraqitjet skandaloze të Presidentes, Kryeministrit dhe Ministres së Jashtme të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe forume tjera ndërkombëtare, në të cilat predominon portretimi i Kosovës si vend i krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se këta janë të dërguarit e Zotit për ta ndryshuar këte, janë mirëpritur nga kundërshtarët dhe kontestuesit e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që përkrahësit dhe sponsorizuesit e pavarësisë së Kosovës zihen ngushtë dhe disi ‘në faj, sepse paskan ndihmuar krijimin e një shteti “monstër”’ A është mohimi i vet qenies së Kosovës dhe baltosja e saj, prioritet i politikës së jashtme të binomit Osmani-Kurti, të cilët, me votën tuaj qytetarë të nderuar të vendit tim dhe me votën e deputetëve të zgjedhur nga ju, kanë ardhur në krye të shtetit tonë të dashur! Përgjigjen në këtë pyetje duhet ta ipni JU”, ka shkruar Hyseni.

Konjufca për Samitin e Demokracisë në SHBA: Shpresojmë të jemi pjesë vitin tjetër
Lexo po ashtu Konjufca për Samitin e Demokracisë në SHBA: Shpresojmë të jemi pjesë vitin tjetër

Reagimi i tij i plotë:

Diplomacia Amerikane dhe politika e saj e ambiguitetit të qëllimshëm ndaj Kosovës dhe politikës së saj të rrezikshme të vetizolimit
Asnjëherë, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova nuk ka qenë më e izoluar në rrafshin ndërkombëtar se sa vitin e fundit, ose me saktësisht, që nga ardhja në krye të shtetit e binomit Kurti-Osmani.
Për më pak se 14 vjetë, Kosova si shtet i pavarur, ka bërë progres të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat, dhe, sot në të gjitha planet, qëndron më mirë se më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, e të cilat nuk kanë përjetuar tmerret e luftës dhe shkatërrimit që ka përjetuar vendi ynë. Duhet të jesh i verbër ose akoma me keq, duhet të jesh qëllimkeq, të mos e shohësh këtë. Dhe, të tillë, qellimkëqinjë dhe kontestues e mohues të shtetit të pavarur të Kosovës dhe të arriturave që ky shtet ka shënuar, ka mjaft. Më shumë se që na duhen!
Në pyetjen nëse Kosova mund të ishte akoma më mirë, përgjigja ime është konstante dhe konsistente, PO! Por, ndërsa ka një konsensus të gjerë politik e social se në fusha të caktuara shteti ynë mund të kishte bërë më shumë, kjo assesi nuk justifikon injorimin e fakteve. E faktet flasin për një storje suksesi të jashtëzakonshëm të bërjes së Kosovës.
Krahas Serbisë e Bosnjës, Kosova nuk është ftuar në samitin e shteteve demokratike, që organizohet nga Presidenti amerikan Joe Biden. A duhet të jet ky ‘klubi’ ku duhet quar Kosovën?! Me Serbinë dhe Bosnjën?! Lexo Republika Srpska!!!
Jo, assesi!
A duhet të shqetësohemi?
Po, shumë. Tej mase shumë, sepse janë shenja të cilat, po nuk i lexuam saktë, mund të prodhojnë konsekuenca nga më të ndryshmet.
Mbase është përtyp shumë ajo thënia, ‘çdo gjë ndodh pë një arsye’, dhe rrjedhimisht jam i detyruar t’i hedh një sy asaj që ka ndodhur ose nuk ka ndodhur gjatë vitit të fundit.
Paraqitjet skandaloze të Presidentes, Kryeministrit dhe Ministres së Jashtme të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe forume tjera ndërkombëtare, në të cilat predominon portretimi i Kosovës si vend i krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se këta janë të dërguarit e Zotit për ta ndryshuar këte, janë mirëpritur nga kundërshtarët dhe kontestuesit e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që përkrahësit dhe sponsorizuesit e pavarësisë së Kosovës zihen ngusht dhe disi ‘në faj, sepse paskan ndihmuar krijimin e një shteti “monstër”’ A është mohimi i vet qenies së Kosovës dhe bllatosja e saj, prioritet i politikës së jashtme të binomit Osmani-Kurti, të cilët, me votën tuaj qytetarë të nderuar të vendit tim dhe me votën e deputetëve të zgjedhur nga ju, kanë ardhur në krye të shtetit tonë të dashur! Përgjigjen në këtë pyetje duhet ta ipni JU!
Politika infantile e krerëve aktual të shtetit të Kosovës, krekosjet dhe arroganca në komunikimet ndërkombëtare, retorika konflikt-nxitëse, që është një ‘copy paste’ e retorikës serbe, si dhe politika shkatërruese e vetizolimit nuk ka si të përfundojë tjetërkund pos me Kosovën në të njëjtin ‘klub’ me Serbinë dhe Bosnjën! E kjo mund të ndryshojë matematikat rrënjësisht!
Çka solli deri këtu?
Përpjekjet dëshpëruese të binomit Kurti-Osmani për të njollosur dhe mohuar çdo progres që kanë bërë qeveritë e kaluara për të avancuar Kosovën drejt përmbylljes së shtet-ndërtimit.
Lojërat e Albin Kurtit me dialogun me Serbinë, duke e degraduar atë nga një dialog për njohje në dialog puro teknik, e që Serbia e mirëpret.
Lojërat e qeverisë me gazin ‘amerikan”…etj.etj.
Arroganca ndaj medias së lirë….
Çdo platforme televizive, konferencë, panel apo forum ndërkombëtare, nga këta të mjerë, Kurti, Osmani, ministrja e jashtme etj. shfrytëzohet për të treguar qysh Kosova paska qenë çerdhe e krimit të organizuar dhe korrupsionit e asgjë me shumë! (A ka krim dhe korrupsion në Kosovë?! Po, ka! Por kjo nuk është kryefjala e as e veçanta e Kosovës. ku krimi dhe korrupsioni janë në shkallë më të ulët se në shumicën e vendeve antare të OKB-së. Kosova ka edhe një infrastrukturë ligjore e institucionale të mirë dhe funksionale e cila po e lufton krimin dhe korrupsionin sistematikisht)
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të miratojnë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë. Refuzimi i kësaj resolute nga deputetët e VV-së shpërfaq hapur etablimin dhe konsolidimin e politikës së vetizolimit të Kryeministrit Albin Kurti dhe VV-së. Duket se Kurti me VV-në dhe Zonja Presidente vetmjaftohen me pak pushtet në ‘mahallë’ e nuk lodhen fort për interest afatgjata të vendit. Asgjë më e rrezikshme për Kosovën në stadin e saj aktual të konsolidimit si shtet.
Mesazhet krekosëse që Kurti po dërgonte qoftë edhe duke refuzuar miratimin e një resolute edhe ashtu jodetyruese për qeverinë, janë të rrezikshme dhe me pasoja. Ai akt politik i Kurtit ishte shumë më shumë sesa vetëm një refuzim.
Pra, është e qartë që Kurti është një manipulues dhe mashtrues gjenial, i cili interesin personal dhe atë të vartësve të tij e vë para çdo interesi qytetar e nacional. Ai së bashku me vartësen e tij në Presidencë e di që ajo masë që i shkon mbrapa verbërisht, nuk preokupohet hiq nëse Kurti e Osmani bëjnë apo nuk bëjnë politika në interes të vendit. Kurti e Osmani mjaftohen dhe janë të stërknaqur që kanë pas veti një armatë të mjerë digjitale që u thurë elozhe.
Por, kostoja e kësaj politike mund te jet rrënuese për vendin dhe të ardhmen tonë kolektive.
Amerika do të jet krah popullit të Kosovës. Këtu nuk kam asnjë dilemë.
Amerika poashtu e ka durimin e besa edhe luksin që të pres nëse në Kosovë do të ket një qeveri që do të di t’i lexojë saktë shenjat e politikës aktuale amerikane të “ ambiguitetit të qëllimshëm’ ndaj Kosovës.
Pyetja që duhet shtruar urgjentisht është se a e ka edhe Kosova këtë luks? Përgjigja e prerë në këtë pyetje është. Nuk e ka!
Gjatë vizitës time të fundit zyrtare në Washington D.C. rastisi që takimin e fundit e kisha me një mik timin të kahershëm, diplomat kulminant amerikan, një njohës i madh i rrethanave në rajonin tonë. “Amerika do ta mbrojë popullin e Kosovës dhe Kosovën nga çdo kërcënim i jashtëm por duhet ta dini se Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja dhe nga qeveria e saj”, më tha, shumë miqësisht.
Mosmirënjohja dhe sfidimi direkt i rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në punët e Kosovës në të gjitha rrafshet godet rëndë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Politika izolacioniste assesi nuk është interes i Kosovës. E kjo do të shihet shpejt. Shpresoj jo me një kosto të lartë për Kosovën?! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori